Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bavarezët, një “simfoni europiane”/ Bayern kalon me triumf në tetë më të mirët në Champions

schedule12:54 - 19 Mars, 2026

schedule 12:54 - 19 Mars, 2026

Është vërtet I frikshëm në këtë formë. Bajerni dha një tjetër paralajmërim për Europën me triumfin e dytë ndaj Atalantës, 4-1, duke arritur në 8 më të mirët në Ligën e Kampionëve.

Bashkë me suksesin e madh në Bergamo, bavarezët u kualifikuan me shifrat totale 10-2! I tillë potenciali I kampiones së Gjermanisë.

Në duelin në “Alianc Arenë”, skuadra italiane nuk është se nuk u përpoq, bëri 14 gjuajtje gjithsej, dhe 6 në kuadrat ndah 8 të vendasve, por Bajerni ishte diçka krejt tjetër.



Edhe këtë herë e la kundërshtarin me zero deri afër fundit. Harri Kejn shënoi dy gola, në 25’ me penallti dhe në minutën e 54-ët.

Lenart Karl shtoi të tretin në 56’, ndërsa Luis Diaz mbylli llogarinë 20’ para fundit.

Mesfushori I ri I Serbisë, Samarxhiç, realizoi golin e nderit për “Dean”.

Për fat të keq, kapiteni I Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nuk luajti dot asnjë minutë ketë herë, por të paktën ishte në stol, e kjo do të thotë se ishte llogaritur për t’u aktivizuar.

Gjithsesi, alarmi mbetet sepse nuk dihet forma e tij ndërsa afron ndeshja e kombëtares në Poloni.

Bajerni, ndërkaq, vazhdon në Champions dhe në 7 e 15 prill do të ketë përballjen më të madhe të mundshme, atë ndaj Realit, fillimisht në Madrid, e pastaj në Mynih.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!