Batuta e Ibrahimovic: Jam si Benjamin Button, thjesht po bëj nxehjen!

schedule09:17 - 30 Korrik, 2020

schedule 09:17 - 30 Korrik, 2020

Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në fitoren e djeshme të Milanit kundër Sampdoria, duke treguar edhe një herë që ai mund ta ndihmojë skuadrën e tij. Sulmuesi mbush 39 vjeç në muajin tetor, por kjo nuk e pengon. Madje lëshon edhe batuta.

“Unë jam si Benjamin Button (personazh i njohur i një filmi, që rinohet me vitet). Njerëzit më thonë se po vjetrohem, por nuk thjesht po bëj nxehjen (qesh)”, tha fillimisht Ibrahimovic për “Milan TV”, ndërkohë që më pas flet mirë për shokët e skuadrës dhe trajnerin Pioli.

“Mendoj se të gjithë tani kanë mentalitetin e duhur para portës. Kur një shans të vjen në Serie A, duhet ta shfrytëzosh. Duhet ta sulmosh mundësinë dhe ta vrasësh ndeshjen”, shtoi Ibra, i cili më pas u fokusua te puna e mirë që ka bërë stafi teknik.

“Mund të them vetëm gjëra pozitivë për trajnerin Pioli. Jam i lumtur për të, pasi po bën një punë të shkëlqyer. Ai kaloi përmes zjarrit edhe pse nuk e dinte të ardhmen e tij, ndaj e meriton plotësisht kontratën që klubi i ofroi.

Kur ju punoni fort, diçka do të të kthehet pas dhe jam i kënaqur për të. Ekipi beson te ky trajneri dhe unë e respektoj atë. Tani duhet të shohim se çfarë ekipi do ta ndjekë atë në të ardhmen”, përfundoi Ibrahimovic, autor i 9 golave në Serie A këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!