Batha: Jemi munduar ta mbajnë presionin larg, penalltitë i kemi avantazh

schedule20:33 - 24 Gusht, 2020

schedule 20:33 - 24 Gusht, 2020

Mesfushori i Tiranës, Idriz Batha, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Cverna Zvezdës, ku u shpreh: “Nuk e shikoj fare si luftë politike, apo diçka raciste. Për ne është thjesht një ndeshje futbolli. I vlerësojmë shumë si ekip.

Kanë bërë historinë e vetë dhe dihet se kush janë. Do përpiqemi ta shijojmë ndeshjen në maksimum dhe të japim maksimumin tonë. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Jemi inferiorë nga të gjithë vlerësimet që janë bërë. Në 90 minuta futbolli ka treguar që mund të ndodhë gjithçka.

E ndjej që kam më shumë përgjegjësi për skuadrën. Nuk e ndjej si emocion. Jam lojtar me eksperiencë. E kam mbajtur shiritin në disa ekipe. Është nder dhe privilegj. Është kënaqësi e veçante.

Çdo ndeshje ka peshën e vet. Para ndeshjes me Dinamon thoshim kjo është ndeshja më e vështirë, tani që e kaluam atë, vështirësia rritet, për veç faktit që kundërshtari është më cilësor. Luajmë në shtëpi, shpresoj të japim më shumë se ndeshjen e parë.

Jemi munduar që presionin ta mbajmë larg. Atmosfera është shumë e mirë si gjithmonë. Dëshira jonë është që ta marrim rezultatin pa shkuar te penalltitë. Është në avantazhin tonë po e çuam lojën te penalltitë.

Shpresoj që të fitojmë. Se kush e shënon golin e fitores pak rëndësi ka. Kam dëshirë të shënoj këtë ndeshje. Mbi të gjitha është ecuria e ekipit”, tha Batha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!