Simone Inzaghi do të vendosë nëse do të përfshijë Bastoni në listën e skuadrës së Interit për ndeshjen e madhe në transfertë ndaj Napolit. Nesër tekniku italian do të bëjë gati listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Napolit.
Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi italian u stërvit veçmas sot dhe duket në gjendje të mirë fizike, por stafi mjekësor po e sheh me kujdes situatën pasi pulpa është një zonë delikate.
Kjo është arsyeja pse, për të shmangur rreziqet, është e besueshme që Bastoni të rikthehet në fushë në ndeshjen e 9 dhjetorit mes Interit dhe Udinese.
Sa i përket Benjamin Pavard, ai duhet të kthehet në stërvitje me grupi pas 15 ditësh./h.ll/abcnews.al