Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, po kalon një super sezon në Serie A. Italiani tashmë është grumbulluar dhe me kombëtaren italiane dhe në një prononcim për “Rai Sport” e pranon se është bërë një lojtar më i mirë nën drejtimin e Antonio Contes.
“Me Interi po bëjmë më mirë këtë sezon se në të kaluarin. Unë jam përmirësuar shumë, falë shokëve të ekipit dhe të trajnerit Conte. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Antonion, i cili më jep shumë besim. Më thotë gjithmonë që të kem kurajë e të mos kem frikë nga asgjë. Po bëj gjithçka që t’ia shpërblej besimin që më ka dhënë”, deklaron mbrojtësi.
“Kampionati? Kemi patur disa ulje-ngritje, por po përpiqemi që të fitojmë ato ndeshje që vjet nuk ia dolëm. Jemi në garë vetëm për Serie A dhe prandaj do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Mposhtja e Juventusit na dha një shtysë më shumë, që nuk e kishim më parë”, përfundon Bastoni. /abcnews.al