Bastisja e spitalit al-Shifa, qindra të arrestuar nga forcat izraelite

schedule10:48 - 22 Mars, 2024

schedule 10:48 - 22 Mars, 2024

Forcat izraelite kanë arrestuar qindra militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke përfshirë një numër zyrtarësh të sigurisë dhe komandantë ushtarakë të këtyre organizatave, gjatë operacioneve të tyre në spitalin kryesor të Gazës.

Forcat izraelite sulmuan spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës të hënën.

Sipas admiralit Daniel Haggari, trupat izraelite kanë vrarë qindra militantë dhe kanë arrestuar më shumë se 500 të dyshuar, duke përfshirë 358 anëtarë të organizatave palestineze Hamas dhe Xhihad Islamik, numri më i madh që nga fillimi i luftës gati gjashtë muaj më parë.

Zëdhënësi ushtarak izraelit vuri në dukje se njësitë e forcave speciale përdorën “taktika mashtrimi” për të befasuar militantët dhe i dhanë një goditje të rëndë Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Në mesin e të arrestuarve janë tre komandantë të lartë ushtarakë të Xhihadit Islamik dhe dy zyrtarë të Hamasit përgjegjës për Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë së brendshme të organizatës.

Spitali Al Shifa, më i madhi në Rripin e Gazës para shpërthimit të luftës, është tani një nga të paktat objekte shëndetësore pjesërisht funksionale në pjesën veriore të enklavës palestineze, ku janë strehuar edhe palestinezët e zhvendosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!