Rezultati tek njësia nr. 5 nuk ka surpriza, por pritet vetëm që të zyrtarizohet. Në ZAZ nr. 35 në këtë njësi në Tiranë vijon numërimi i 5 kutive të fundit për partitë.
Deri tani janë numëruar 90 nga 95 kutitë. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se PS ruan traditën në këtë bastion duke udhëhequr me avantazh të thellë kundrejt PD-së.
90 nga 95 kuti
PS-18933 vota
PD-12500 vota
LSI-2436 vota
957-vota të pavlefshme
Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave për partitë do të fillojë për kandidatët, ku në garë është edhe Pandeli Majko, i 19-ti në listë. Në një prononcim të shkurtër për ABC, Majko entuziast mes socialistëve u shpreh se ndihet shumë mirë.
“Akoma nuk është numëruar kutia e fundit, ndihem shumë mirë, njësia 5 besoj se do ta kalojë në vlerë absolute rezultatin e 2017. Jemi më mirë, jemi më mirë” tha ai./ db/ Abcnews.al