Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bastexhinjtë e Serie A/ Mediat italiane zbulojnë detaje nga skandali i basteve të paligjshëm

schedule12:44 - 15 Prill, 2025

schedule 12:44 - 15 Prill, 2025

Qindra mijëra euro të luajtura në pak orë, miliona të tjera borxhe dhe kërcënime. Mediat italiane vazhdojnë të zbulojnë detaje nga fashikujt e hetimeve në lidhje me skandali I basteve, që ka përfshirë një dyzinë lojtarësh të Serie A dhe ka tronditur futbollin përtej Adriatikut.

Në qendër të tij është Nikolo Faxholi, që në kohën e ngjarjeve ishte pjesë e Juventus, ndërsa pasi vuajti dënimin nga gjykata sportive tani është pjesë e Fiorentinës.

Sipas asaj që kanë zbuluar prokurorët, mesfushori ishte “I sëmurë” pas basteve, aq sa luante më shumë se 250 mijë euro brenda pak orësh. Ai kishte akumuluar një borxh afro 2.2 milion euro ndaj njerëzve aspak të rekomanduar, pjesë e krimit të organizuar.

Këta të fundit mbanin nën presion futbollistit me kërcënime të rënda që ai të paguante borxhet.

Një tjetër futbollist që gjithashtu ishte përfshirë në rrjetin e basteve të paligjshëm dhe protagonist në hetimet e Prokurorisë së Milanos është edhe Sandro Tonali, edhe ky I dënuar nga drejtësia sportive dhe që tani luan me Njukasëll në Premier Ligë.

Mediat italiane tregojnë se si mesfushori i kombëtares italianë, gjithashtu nën presionin e kërcënimeve, detyrohej të dërgonte shuma të mëdha kesh për të mbuluar borxhet e tij.

Përveç parave në dorë, organizatorët e basteve të paligjshëm kishin krijuar një rrjet të fshehtë për të pastruar paratë, duke detyruar lojtarët e përfshirë të bënin blerje fiktive të orëve dhe bizhuterive luksoze.

Në lidhje me këtë skandal, Prokuria e Milanos ka vendosur nën hetim 12 futbollistë dhe dhjetra persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të basteve të paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!