Bastet sportive, çështja e Tonalit/ Newcastle “kërcënon” Milanin, klubi anglez kërkon dëmshpërblim

schedule14:58 - 25 Tetor, 2023

schedule 14:58 - 25 Tetor, 2023

Sandro Tonali dhe prokuroria janë drejt zyrtarizimit të paktit, ku lojtari italian do të pranojë fajësinë për çështjen e basteve sportive dhe do të marrë dënimin nga 10 në 12 muaj, ku me shumë mundësi do të humbasë edhe Euro 2024.

Ndërkohë, klubi aktual ku Tonali luan, Newcastle është gati t’i hapë luftë Milanit, me skuadrën angleze që pret zyrtarizimin e skualifikimit dhe do të ndërpresë menjëherë derdhjen e pagës prej 8 milionë eurosh.

Newcastle kërcënon se do të hedhë klubin e Milanit në gjyq duke kërkuar një dëmshpërblim prej shume tepër të lartë, sapo dënimi të zyrtarizohet. Në fakt, është e çuditshme se si klubi anglez i cili e bleu me dëshirë kartonin e lojtarit për shifrat e 70 milionë eurove dhe tashmë kërkojnë dëmshpërblim.

Këtë dëmshpërblim klubi anglez do të mund ta marrë vetëm nëse vërtetohet se Milan ka qenë në dijeni se Tonali ishte tepër i varur nga bastet sportive./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!