Dy persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi organizonin lojëra fati në Durrës.
Sipas policisë, ata u kapën në flagrancë pas kontrolleve që u ushtruan në pesë lokale.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al