Baste sportive në lokal, arrestohen dy punonjës të Policisë Bashkiake në Maliq

schedule08:53 - 19 Nëntor, 2024

schedule 08:53 - 19 Nëntor, 2024

Dy punonjës të Policisë Bashkiake në Maliq janë arrestuar pasi vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve.

Komisariati i Maliqit ka ushtruar kontroll në lokalin e njërit prej të arrestuarve në fshatin Plasë, ku janë gjetur celularë që kishin vendosur baste sportive. Ndër të tjera, në celularët e dy të arrestuarve, Klaivert Shaqelli dhe Stivi Fezolli, janë gjetur komunikime në Whatsapp ku ata vendosnin shuma të ndryshme parash në skedina.

Dyshohet se janë më tepër se 150 skedina të vendosura brenda një periudhe të shkurtër, thuajse një muaj.

Të dy punonjësit e bashkisë u arrestuan pas konstatimit të bisedave dhe fotove të skedinave që i mbanin nëpër celularë, si edhe programit që i vendosnin këto baste sportive.

Për të arrestuarit rëndojnë disa vepra penale si “organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “vënia në dispozicion për lojëra të palejuara” dhe “fshehja e të ardhurave”./abcnews.al