Basketboll, U16 e mbyll me fitore/ Vajzat kuqezi arritën tre suksese dhe pësuan dy humbje

schedule19:56 - 24 Korrik, 2023

schedule 19:56 - 24 Korrik, 2023

Këto kohë jemi të detyruar të luajmë në kategorinë e tretë. Në këto pozita kombëtarja shqiptare e basketbollit për vajza deri në 16 vjeç, e cila përfundoi konkurrimin e radhës.

Ekipi kuqezi luajti 5 ndeshje në Divizionin C të Kampionatit Europian të moshës, nga të cilat fitoi tre dhe humbi dy.

Përballja e fundit ishte ajo ndaj Armenisë, fituar me rezultatin 65-60.

Në sfidën e parë, Shqipëria U16 kaloi bindshëm Moldavinë me shifrat 91-44, por pastaj pësoi një turpërim nga Andorra që na mundi me plot 35 pikë diferencë, 74-39.

U vazhdua me humbjen e ngushtë, 64-69 ndaj Azerbajxhanit dhe pastaj erdhën dy fitore të tjera, më parë ajo kundër Gjibraltarit 80-28, dhe pastaj kjo ndaj Armenisë.

Kundër Gjibraltarit, Shqipëria U16 arriti suksesin më të thellë.

Emilia Lazo ishte më e mira për ekipin kuqezi me 12.8 pikë mesatarisht për ndeshje dhe me 4.6 asistë për çdo takim.

Emili Tërshalla ishte gjithashtu e dalluar pasi pati 11.8 topa të kapur në tabela dhe 5 asistë për ndeshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!