Superliga e basketbollit të meshkujve në vendin tonë do të mësojë mbrëmjen e sotme kampionin e sezonit 2022/2023, me “lezhjanët” e Besëlidhjes dhe “bardheblutë” e Tiranës që do të përballen në finalen e pestë dhe të fundit, që do të përcaktojë fituesin e madh.
Deri më tani gjithccka është e barabartë, me të dyja ekipet që kanë arritur të fitojnë nga 2 përballje, duke e bërë edhe më emocionuese sfidën e sotme. Për “lezhjanët” një fitore ditën e sotme do të shkruante historinë, pasi do të ishte titulli i parë kampion që fitohet nga klubi, ndërsa për “bardheblutë” ky do të ishte titulli i 21-të.
E vetmja gjë që pritet është nisja e sfidës, sfidë kjo që do të nisë në orën 19:00 e do të zhvillohet në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”, në Tiranë, aty ku priten të jenë qindra tifozë të pranishëm. /i.m /abcnews.al