“Baskët” mendojnë për zëvendësuesin e Nico Williams, në “San Mames” zbarkon anësori i Braga

schedule16:56 - 28 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 28 Qershor, 2024

Vështirë se transferojnë lojtarë, që nuk kanë origjinë baske, por duket se gjithmonë ka raste të rralla. “Bardhekuqtë” e Athletic Bilbao, duket se kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ku pavarësisht se jemi pak më shumë se 3 muaj larg merkatos së verës, “Baskët” kanë plotësuar transferimin e parë, i cili do të jetë një anësor i sulmit.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin e portutgezëve, të Braga, Alvaro Djalo, me anësorin spanjoll, i cili duket se do të jetë një zëvendësim perfekt, për talentin, Nico Williams, me këtë të fundit, i cili duket se është gati për “hapin e madh”, në karrierë dhe në merkaton e verës pritet të jetë larg, “mitikut” bask të “San Mames”.

Për kartonin e “pistonit” të krahut të majtë, Bilbao derdhi në arkat e portugezëve plot 15 milionë euro, teksa i ka ofruar këtij të fundit, një kontratë të vlefshme për 5 sezone, me “Baskët”, të cilët duket se besojnë shumë te autori i 14 golave e 3 asistimeve, në 38 sfidat e zhvilluara këtë sezon me portugezët. /i.m /abcnews.al