“Baskët” i japin fund pritjes, Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit pas 40 vitesh

schedule16:36 - 7 Prill, 2024

schedule 16:36 - 7 Prill, 2024

Pritja 40-vjeçare ka marrë fund, me “Baskët” e Athletic Bilbao, që triumfuan me rezultatin, 4 me 2, pas goditjeve të 11-metërshave, ndaj skuadrës së Mallorca, pjesë e së cilës është edhe “bomberi” i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, në një përballje tejet të luftuar e mjaft spektakolare, në ‘Estadio de la Cartuja”, të Sevijes.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Mallorca, që shënoi golin falë Rodriguez në minutën e 21’-të, të sfidës, ndërsa “Baskët” rikthyen baraspeshën në minutën e 50’ me Sancet, që shënoi pas asistit të Nico Ëilliams, teksa rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar jo vetëm brenda 90 minutave, por edhe në kohën shtesë.

Fituesi u përcaktua nga penalltitë, aty ku për skuadrën e Mallorc gabuan Morlanes dhe Radonjiç, ndërsa “Baskët” e Bilbao u treguan të gjithë të saktë, ndonëse portieri Greif kuptoi krahun në 3 nga 4 goditjet. Penalltia e Berenguer vulosi suksesin 4-2 të Bilbaos dhe bëri që të nisë festa baske në stadium dhe jo vetëm, duke i dhënë kështu fund, pritjes 40-vjeçare për të fituar një trofe, pasi herën e fundit e kishte fituar pikërisht Kupën e Mbretit në vitin e largët, 1984.

Suksesi në Sevilla, ishte i 25-ti i Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit, kompeticion të cilit i ka shkuar 40 herë në finale dhe ka dështuar në 15 raste. “Libri i Artë” i Kupës së Mbretit dominohet nga Barcelona me 42 finale dhe 31 trofe, e ndjekur nga Bilbao me 40 finale dhe 24 trofe dhe më pas Reali i Madridit me 20 trofe në 40 finale. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!