Reforma në arsimin e mesëm profesional ka sjellë bashkimin e tre shkollave në qytetin e Korçës. Shkolla e Ndërtimit,Teknologji Informacioni dhe Shkolla Mekanike janë bashkuar në një institucion të vetëm arsimor që do të ketë profilin e shkollave teknike.
Reforma synon të rrisë cilësinë e arsimit profesional, duke konsideruar kërkesat e tregut dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Ky plan është bazuar në një analizë të rëndësishme të kërkesës dhe të ofertës që ka nga njëra anë arsimi profesional dhe nga ana tjetër, zhvillimi ekonomik i Korçës dhe kërkesat e biznesit në këtë rajon.“, theksoi drejtoresha e Shkollës teknike, Anxhela Taho.
Bashkimi i shkollave profesionale, me 6 programe studimi, është reflektuar pozitivisht në rritjen e numrit tē nxënësve të rregjistruar për këtë vit shkollor.
“Do të kemi burime njerëzore të bashkuara, kabinete që munsd të përdoret për profile të ngjashme me njëri-tjetrin dhe kurrikulat do të jenë ato të miratuara dhe që janë përdorur dhe përmirësohen nga viti në vit.”, shtoi ajo.
Reformimi i arsimit profesional po zbatohet veç qarkut të Korçës edhe në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit./abcnews.al