Drejtues dhe ekspertët të pushtetit vendor kanë kërkuar më shumë para nga buxheti për të përballuar emergjencat.
Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Kreu i bashkisë së Sarandës tha se fondet që meren nga buxheti qëndror nuk mjaftojnë pasi po përballen me më shumë emergjenca si zjarre e përmbytje
Adelina Farrici kryetarja e shoqatës për autonomi vendore prpozoi që fondet të rriten pasi limiti 1% e PBB-së është i pamjaftueshëm për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike
Kryebashkiaket kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që shumica janë nga koha e ish komunave, pra i takojnë ndarjes së vjetër territoriale.
Një propozim ka qenë edhe përfshirja e tyre si pjesë e paqes fiskale./abcnews.al

