Bashkimi Kosovë-Shqipëri, Iljazaj: Hapi i parë ristandardizimi i gjuhës, Spahiu: Unë i kam të 2 identitetet

schedule22:26 - 5 Nëntor, 2021

schedule 22:26 - 5 Nëntor, 2021

Një nga hapat e parë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve në Ballkan, për analistin Ervis Iljazaj është ristandardizimi i gjuhës. I ftuar në emision “Tiranë-Prishtinë” të drejtuar nga Baton Haxhiu në ABC Iljazaj, theksoi se megjithatë sipas tij gjuha nuk është pengesë për bashkimin e 2 vendeve.

“E para në regjimin komunist u vendos toskërishtja si gjuhë standarde dhe nuk është bërë me qëllim për të shmangur Kosovën. Sepse nga Shkumbini e sipër flitet gegërisht.  S’mendoj se ka rëndësi shumë të madhe gjuha ne ndryshme në të folur. Diferenca mes gjuhës shqipe që pordoret në Kosovë, nuk është shumë e ndryshme nga gjuha zyrtare ketu. S’duhet të mendohemi të gjejmë pengesa që na ndajnë apo më shumë. Në Itali po të lëvizje nga një qytetet në tjetër nuk kuptohej gjuha. Ka vende të caktuara në Itali që italishten zyrtare s’e dinë fare por dinë vetëm dialektin e tyre dhe kjo si ka penguar që ta bëjnë bashkë.  Nëse numri i popullsisë së shqiptarëve që ka dialekt gegërisht është shumë herë më i madh se toskërisht atëherë kjo është për t’u diskutuar. Një nga hapat e parë të bashkuar shqiptarët në ballkan dhe jo vetëm, por edhe me të Kosovës ka nevojë të flitet dhe t’i japim njëlloj ristandardizimi të gjuhës. Kjo do jetë një urë e madhe për shqiptarët që jetojnë në ballkan”, tha Iljazaj.

“A është një kosovar më i paragjykuar sot në Tiranë apo në vitet e mëparshme?”, ishte kjo pyetja që Baton Haxhiu i drejtoi Profesorit Nexhmedim Spahiu, i cili ka jetuar dhe punuar në Tiranë kur ka qenë i ri.

Jo më i paragjykuar ka qenë atëherë një kosovar në Tiranë. Kam qenë kryeredaktor i një gazete në atë kohë dhe jam integruar në shoqërinë shqiptare herët dhe atëherë kam kuptuar se çfarë do të thotë komb. Tani me veten time i kam të 2 identitetet kombëtare. Kam pasaportë shqiptare dhe të Kosovës. Edhe pse kam punuar në Tiranë kam dhe të Kosovës se jetoj atje tani, shpesh kur janë të dy palë pjesëtarë të shoqërive atëherë ndihem më shumë me shqiptarët…”, tha ai mes të tjerash. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!