Bashkimi Kombëtar, si ndryshoi qëndrim Berisha nga fillimi i mandatit në 100-vjetorin e Pavarësisë

schedule20:14 - 16 Tetor, 2021

schedule 20:14 - 16 Tetor, 2021

Ishte nëntori i vitit 2012. Festa e madhe për Shqipërinë që shënonte 1 shekull Pavarësi, kishte mbledhur në Shkup figurat kyçe të trojeve shqiptare. Qyteti, ishte veshur në kuq e zi, ashtu si mijëra shqiptarë të bërë bashkë për të festuar ngjarjen e madhe historike.

Pavarësia 4-vjeccare e Kosovës e bënte festën e plotë, duke shtuar entuziazmin në popull, por njëkohësisht edhe vigjilencën e fqinjëve dhe të ndërkombëtarëve. Me një eufori të tillë, kufiri mes patriotizmit dhe nacionalizmit ishte i brishtë e mbarte pasoja.

Pasoja, që me retorikën nacionaliste që po mbante kreu i qeverisë së shtetit “amë”, Sali Berisha, nuk do të ishin personale, por me kosto kombëtare. Ëndrra e të parëve parëve për bashkim kobmbëtar, dhe ëndrra europiane e bijëve të shekullit të ri, në fjalimin e tij, kërkonin udhën e përbashkët.

Përtej thirrjes së heronjve në retorikën nacionale të politikanëve e nderimit të tyre me kurora lulesh, në këtë vit jubilar nuk u dëgjua asnjë platformë konkrete për një vizion të përbashkët të shqiptarve. Mjaftonte euforia e kryeministrit shqiptar që  turma të brohoriste për një “Shqipëri etnike”.

Portretet e shqetësuara të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ndërsa bashkimi kombëtar përsëritej nga kryeministri shqiptar e duartrokitej nga populli përçojnë ankthin për reagimet që do të pasonin.  Mirëpo, edhe vetë Berisha  e njihte fort mirë edhe Berisha ndikimin e një retorike të tillë tek faktori i jashtëm, ai po ushqente politikën e brendshme me një nacionalizëm të pretenduar si patriotik, e sipas tij të padëmshëm.

Ky fjalim i kryeministrit Berisha, do të përmbyste qëndrimin e mbajtur prej tij në fillim të atij mandati, në vitin 2009.

Në vizitën e tij në shtetin 1-vjeçar të Kosovës, pak muaj pasi Partia Demokratike kishte ardhur në pushtet, do të dëgjohej një Berishë racional e i kujdesshëm, që si faktor përbashkues të dy vendeve do të shikonte veçse  proceset integruese europiane, e që theksonte se respektimi i kufijve ishte vital për shqiptarët. /Abcnews.al