Bashkimi i hudhrës me limon, çfarë ndodh me enët e gjakut në 40 Ditë

schedule07:45 - 26 Shkurt, 2021

schedule 07:45 - 26 Shkurt, 2021

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.

Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla. Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi.

Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni

Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti.

Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë.

Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat.

Sipas agroweb.org, çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut.

Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!