Bashkimi Afrikan bëhet zyrtarisht anëtari i G20 në Samitin e Delhit

schedule09:38 - 9 Shtator, 2023

schedule 09:38 - 9 Shtator, 2023

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi njoftoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Bashkimit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm.

Samiti i Liderëve të G20 i cili mbahet në Indi me temën “Një Tokë, një Familje, një të Ardhme” filloi me ceremoninë zyrtare ku Modi priti liderët. Në fjalën e hapjes së samitit në New Delhi, Modi tha: Ftoj përfaqësuesin e Bashkimit Afrikan të zërë vendin si anëtar i përhershëm i G20-tës.

Në një periudhë ku po diskutohet që emri i vendit të ndryshohet nga “India” në “Bharat” ka tërhequr vëmendje se Modi ka mbajtur fjalimin përpara një tabele ku emri i vendit të tij shkruhet në gjuhën sanskrite “Bharat”.

Modi theksoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Bashkimit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!