Bashkim me partitë e vogla? Basha: Në bazë të parimeve, prioriteti ynë është Reforma Zgjedhore dhe vetingu i politikanëve

schedule18:17 - 11 Janar, 2024

schedule 18:17 - 11 Janar, 2024

I pyetur nëse do të bashkohej me partitë e vogla për krijimin e një federate opozitare, Lulzim Basha ka thënë po, por në bazë të parimeve. Ai ka theksuar se prioriteti i tij kryesor është Reforma Zgjedhore dhe vetingu i politikanëve.

Sakaq, Basha ka shtuar se ka ardhur koha që opozita ta tregojë këtë me vepra dhe t’i lërë fjalët.

“E para e punës që të jesh në të njëjtin front depozitar nuk është kusht që të adhurosh kryetarin.

Nuk po flas këtu për persona, po flas për qendrime. Nuk ka asgjë perfekte mes njerëzve, por duhet t’i japim fund korrupsionit. Sot kemi qeverinë më të korruptuar se gjysmën e parlamentit e ka në burg ndërsa gjysmën në arrati.

Sigurisht nuk përjashtojmë bashkëpunimin, por kjo merr fund kur opozita nuk ia tregon qytetarëve, që këto që po bën i ka për njerëzit. Këto bëhen përmes akteve. Çdo aspekt i jetës duhet të ketë një përgjigje se çfarë duhet të arrijmë dhe si ta arrijmë.

Aktualisht prioriteti ynë absolut është vetingu i politikanëve dhe reforma. Ka ardhur koha që opozita ta tregojë me vepra dhe t’i lërë llafet. Ka ardhur koha të bashkohemi dhe t’i tregojmë se si vihet në pushtet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!