“Bashkim, bashkëpunim dhe punë, motivi im”, Tavo përgjigjet nëse do të kandidojë për bashkinë e Himarës

schedule12:59 - 29 Mars, 2024

schedule 12:59 - 29 Mars, 2024

“Motivi im është bashkim, bashkëpunim dhe punë”, kështu u shpreh prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, në në deklaratë për mediat nga Himara.

“Nga ana tjetër jemi në prag të sezonit turistik është një sezon që pritet të ketë fluks të shtuar na obligon edhe më shumë të punojmë që nga e martë për të pritur këtë fluks të shtuar për të rritur ekonominë e cdo familje himariote por edhe për të rritur të ardhurat në buxhetin e bashkisë Himarë.

Motivi im është: bashkim, bashkëpunim dhe punë dhe kështu do të vijojë deri në ditën e fundit që do jem në këtë prefekturë.” u shpreh Tavo, ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do të kandidojë për Bashkinë e Himarës.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës, kemi punë përpara, kemi marrë angazhim jo vetëm për himarën, ky është problemi im kryesor sot. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur, zbatojmë pikë për pikë ligjin për qeverisjen vendore nuk flitet me emocione. Jam prefekt dhe do zbatoj ligjin deri në fund”. -u shpreh Tavo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!