Bashkia Tiranë, Veliaj: Rindërtojmë 250 shtëpi individuale, ndajmë pagesat për riparimin e 1500 të tjerave

schedule17:13 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:13 - 5 Shtator, 2020

Në Tiranë 250 shtëpi të tjera individuale që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të rindërtohen brenda këtij viti.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak ku u miratua gjithashtu lista e pagesave për riparimin e 1500 banesave që kanë pësuar dëmtime të lehta.

“Do të ndihmojmë 850 familje me shtëpi individuale. Ndaj, një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to. Në disa raste kontaktorët e kanë bërë shumë më shpejt sesa afati 8 javor, madje disa shtëpi kanë mbaruar për 3-4 javë, disa do ta marrin të plotë afatin 8 javor duke qenë se janë në zona më periferike rurale, ku edhe transporti bëhet me kafshë, sepse janë realisht zona të thella,”  është shprehur ai.

Ndërkohë që 21 familje që humbën shtëpitë do të vijojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në përfundimin e banesës së re.

Sa i përket pallateve që ende nuk dihet do të shemben apo do të riparohen, Veliaj tha se do të vendoset së shpejti.

“Ne kemi pasur rreth 98 pallate, transparenca e të cilave është bërë në Këshillin Bashkiak nga inxhinierët. Janë rreth 6 pallate që jemi ende në diskutim, sepse presim oponencë edhe nga Instituti i Ndërtimit55 janë vendosur për prishje dhe do tju vijnë të gjitha dosjet e tyre.” 

Këshilli Bashkiak miratoi gjithashtu edhe ngritjen e Agjencisë “Tirana Agrikulturë” e cila do të ndërtojë në zonën e Baldushkut tregun e parë agroushqimor publik në kryeqytet me produkte “Made in Tirana”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!