Bashkia Lezhë, pa borxhe/ Të ardhurat tashmë do përdoren për investime

schedule18:41 - 3 Tetor, 2024

schedule 18:41 - 3 Tetor, 2024

Në vitin 2019, bashkia e Lezhës do të trashëgonte një borxh prej 4.7 miliardë lekësh, e trashëguar nga ish komunat që nuk e kishin shlyer ndër vite. 5 vite më vonë, ky detyrim është zeruar. Këtë moment e ka prezantuar bashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ai tha se në këtë bashki janë keqmenaxhuar të ardhurat me punësime pa kriter, mungesë projektesh investimi dhe shpërdorim fondesh. Kjo situatë sipas tij kërkonte ndërhyrje që u ndërmorën në 2019, duke bërë që vit pas viti borxhi të reduktohej për të mbërritur deri tek shuarja e kësaj problematike.

Shlyerja e borxhit do të thotë investime dhe shërbime më shumë për qytetarët lezhjanë.

Bashkia e Lezhës ka një buxhet vjetor prej 1.8 miliardë lekësh, por ndërkohë të ardhurat e saj nga taksat dhe tarifat vendore kanë ardhur duke u rritur vit pas viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!