Ndodh edhe kjo! Bashkia e Korçës kërkon para nga qytetarët për koncertin e Bregoviçit

schedule11:43 - 12 Gusht, 2021

schedule 11:43 - 12 Gusht, 2021

Koncerti në të cilin do të performojë këngëtari Goran Bregoviç do të jetë me bileta. Bashkia Korçë ka nxjerrë në shitje biletat që do të kushtojnë 1 000 lekë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, Bashkia e Korçës ka nxjerrë edhe linkun ku mund qytetarët mund të blejnë biletat.

Lajmërimi ka shkaktuar reagime pasi Festa e Birrës është një organizim që bëhet me fonde publike. Bashkia e Korçës shpenzon taksat e qytetarëve për të bërë një organizim të tillë por nga ana tjetër po u kërkon atyre për të dëgjuar këngëtarin Bregoviç. /abcnews.al