“Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke“, Dhuli: Beleri është në burg se fitoi

schedule21:29 - 4 Mars, 2024

schedule 21:29 - 4 Mars, 2024

Ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke.

Sakaq, ai ka theksuar se Fredi Beleri është në burg se fitoi, nëse do të ishte humbës askush nuk do ishte marr me të.

“E para Himara nuk është çështje shqiptaro-greke. 18 fshtra nuk flasin fare greqisht. Nëse bashkia ka 21 fshatra, 18 nuk flasin greqisht, janë vetëm tre fshatra që flasin dy gjuhë. Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke

Është çështje mes qeverisë dhe opozitës. Problemi nuk është Fredi Beleri, që Edi Rama e ka kërkuar si kandidat përpara se të kandidonte, e ka pyetur Edi Rama në kryeministri dhe ai ka shkuar i shoqëruar me disa qytetarë të tjerë. Ai i ka thënë jo për shkak të historisë së tij familjare. E dyta, Rama i ka kërkuar dorëheqjen Belerit dhe ai ka thënë ‘unë vdes këtu dhe dorëheqjen nuk e jap’.

Fredi Beleri është në burg se fitoi. Nëse do të ishte humbës as Edi Rama nuk do ishte marr me të”, u shpreh Dhuli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!