Bashkia e Vlorës fiton gjyqin në arbitrazh për koncensionin e parkimeve

schedule14:10 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:10 - 5 Shtator, 2020

Bashkia e Vlorës ka fituar gjyqin në arbitrazh ndaj kompanisë “Tis Park” për koncensionin e parkimeve në qytet. Kompania kishte paditur bashkinë për prishje të njëanshme të kontratës duke kërkuar një nga 24 deri në 58 milionë dollarë.

Parkingjet e Vlorës u dhanë me koncesion në shkurt të vitit 2015 tek dy kompani guackë të regjistruar në parajsën fiskale të Delaware, “Tis Holding” dhe “On Track Innovations”.

Sipas marrëvëshjes koncesionare, kompania private do të investonte 10 milionë lekë në vit në parkingjet publike të Vlorës dhe në këmbim do të vilte pagesën nga automjetet e qytetarëve për 15 vjet.

Por, sapo u instalua sistemi i pagesës, qytetarët vlonjatë protestuan duke e detyruar kompaninë të largohej, ndërsa një vit më vonë bashkia e anuloi koncesionin.

Por, pas prishjes së kontratës, kompania koncesionare e ka paditur bashkinë në Arbitrazhin e Parisit.

“Bashika e Vlorës nuk ka nuk me asnjë detyrim a pasojë, perkundrazi, na detyron një shumë rreth 700 mijë dollarë, plus detyrime të tjera, ndërkohë që nuk do të jemi më peng i kërkesës absurde të kësaj firme që kerkonte thuajse 25 milione euro dëmshpërblim.

Praktikisht, do të na mbante peng për 50 vitet e ardhshme. Fondet tona jane modeste kështu që nëse firma do të fitonte do të na duhej të ndalnim çdo investim në qytet, pra nuk do të mbilleshin as pemë, as invedtime në ndriçim, as në rruge”, – ka thënë sot kryebashkiaku, Dritan Leli.  /abcnews.al