Bashkia e Tiranës ka kryer asfaltimin e rrugës “Fiqiri Basha”, në Laprakë. Pas përfundimit të rehabilitimit të gjithë infrastrukturës nëntokësore, përfshi rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe atyre telefonike, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndërtimin e gjithë infrastrukturës sipërfaqësore, asfaltim, ndriçim dhe sinjalistikë.
Njësia nr. 11 në Tiranë është një nga njësitë që ka përfituar një sërë investimesh rrënjësore, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e shumë lagjeve në të./abcnews.al