Abone falas për studentët, edhe ketë vit/ Këshilli bashkiak i Tiranës miraton propozimin e Erion Veliajt

schedule11:53 - 23 Korrik, 2024

schedule 11:53 - 23 Korrik, 2024

Të rinjtë që do të studiojnë në Universitetet e Tiranës do të mund të udhëtojnë falas edhe vitin e ri akademik.

Abonentë për të përdorur linjat e autobusit në kryeqytet do ta përfitojnë pa pagesë.

Për këtë mjafton të  pajisen me kartën e studentit pranë sporteleve në fakultetet ku mësojnë ose në Agjencinë e Rinisë pranë bashkisë.

Në mbledhjen e fundit  Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e socialistëve propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky është viti i dytë që  studentët në Tiranë lëvizin me autobus pa paguar biletën  e udhëtimit  ndërsa   kompanitë e transportit publik subvencionohen nga bashkia.

Shërbimin e transportit publik në kryeqytet e ofrojnë 11 operatorë privat në16 linja autobusësh që kalojnë nga  qendra në periferi.

Këtë vit përfituan abone falas për të udhëtuar me autobus në Tiranë sipas bashkisë 118 mijë e 220 studentë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!