E shtuna ishte një ditë mbjelljesh në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Pas pastrimit dhe ndërtimit të gjithë pedonales dhe korsisë së dedikuar për vrapim dhe biçikleta, ka nisur edhe pyllëzimi i gjithë pjesës jugore të parkut.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, falë edhe kontrtibutit të donatorëve të ndryshëm, mbolli sot rreth 200 fidanë bimësh dekorative përgjatë gjithë pedonales së re. Siç shihet edhe nga fotot, e gjithë pedonalja është mbjellë me pemë në të dyja anët e saj, çka do të bëjë që në një të ardhme të afërt ajo të jetë e mbuluar krejtësisht nga gjelbërimi. Kjo edhe për faktin që pemët e mbjella sigurojnë një gjelbërim në të gjithë muajt e vitit.
Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi po organizon një fushatë të gjerë mbjelljesh, teksa këtë vit synon të mbjellë 150 mijë pemë.