Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED dhe me numëratorë kohe 

schedule10:31 - 31 Mars, 2019

schedule 10:31 - 31 Mars, 2019

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre. Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve, dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë ), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori, dhe llampadarë biçiklete. Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!