Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se janë marrë masa për parandalimin e përmbytjeve në këtë bashki.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Arbana u shpreh se që me marrjen e detyrës nga ana e tij, është bërë e mundur ndërtimi i argjinaturës së lumit Erzen, teksa është bërë edhe pastrimi i kanalizimeve.
Arbana shtoi se disa projekte të bashkisë, janë dërguar te emergjencat civile.
“Nga viti 2019, puna ime e parë që kam bërë, para tërmetit, ishte marrja e masave për argjinaturën e lumit Erzen. Fatmirësisht, lumi Erzen nuk ka dalë nga shtrati. Në muajt e verës, pastrojmë të gjitha pusetat, kanalizimet që të mos kemi përmbytje në qytetin e Shijakut. Kemi disa projekte që i kemi çuar te emergjencat civile”, theksoi Arbana ndër të tjera./abcnews.al