Skulptura e Diego Armando Maradonës e krijuar nga artisti Domenico Sepe mund të vendoset në “Bombonera” në Buenos Aires, tempulli i Boca Juniors, një nga ekipet në të cilën ka luajtur legjenda argjentinase.
Këtë e bëri të ditur vetë artisti gjatë një konference për shtyp të thirrur sot pasi qyteti i Napolit njoftoi ditët e fundit se nuk mund ta pranonte atë dhuratë me vlerë tepër të lartë për t’u fituar pa kaluar në një tender, siç hipotezon edhe një hetim i hapur nga ndjekja penale.
“Statuka, nëse nuk qëndron në një vend ikonik në Napoli, siç dëshiroja unë, ndoshta mund të shkojë në Bombonera. Jam në negociata me Boca Juniors. Çdo e ardhur që mund të nxirret nga shitja e kësaj statuje do të shkojë për bamirësi”, tha skulptori./ h.ll/abcnews.al