Bashkia e Kuçovës i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut Tritan Kalo

schedule14:11 - 22 Janar, 2021

schedule 14:11 - 22 Janar, 2021

Bashkia e Kuçovës i jep titullin “Qytetar Nderi” mjekut të njohur Tritan Kalo. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak pas propozimit të Këshillit të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën.

Motivacioni për dhënien e këtij titulli është roli i Kalos në luftën ndaj pandemis  së koronavirusit. Në propozim Kalo cilësohet si një aset kombëtar, dhe si njëri ndër mjekët më të shquar, fisnik në të gjithë qenien e tij, erudit dhe pasionant pas shkencës dhe librit

Propozimi i Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën 

“Propozim për dhënie titulli “Qytetar Nderi” Prof Dr Tritan Kalos Këshillit Bashkiak Kuçovë Këshilli Lokal i Paqes Kuçovë, degë e Federatës Botërore të Paqes, nisur nga roli i Tij në luftën ndaj flamës botërore me emrin covid – 19 në vendin tonë, i propozon Këshillit Bashkiak Kuçovë t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” mjekut Tritan Kalo me këtë motivacion :

“Persoanlitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga covid – 19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

Tritan Kalo është një aset kombëtar, Ai, me atë çfarë është e bënë në shërbim të popullit e vendit, është sa tiranas, aq edhe gjirokastrit, sa Elbasanas aq edhe kuçovar, sa shkodran aq edhe vlonjat, sa i vehtes aq edhe i Shqipërisë. Tritan Kalo, njëri ndër mjekët më të shquar, fisnik në të gjithë qënien e tij, erudit dhe pasionant pas shkencës dhe librit, i kujdesshëm për të përcjellë pikërisht atë mesazh që njerëzit prisnin, të shpresës; për të qënë pjesë e dhimbjes së tyre, por edhe e guximit se gjithçka mund të përballohej – thotë Bedri Islami në mbështetje të Tritan Kalos për

“Prof Dr Tritan Kalo, me thjeshtësinë, profesionalizmin, humanizmin, këmbënguljen e tij bëri që unë të filloj një jetë të dytë. Mirënjohje deri në vdekje!” Të tilla konsiderata janë të përditshme, janë me mijëra dhe nga i gjithë vendi. Por me “interes” do të ishte konsiderata kuçovarë dhe ajo nuk mungon. Janë të shumta rastet nga Kuçova që kanë ndjerë e prekur kujdesin dhe profesionalizmin e Dr Tritanit, janë shumë më të shumtë ata që janë pro nderimit e vlerësimit të Tij!
E gëzofsh titullin, Profesor! Kuçova dhe gjithë Shqipëria krenohet me Ju!

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!