Bashkëzbuluesi i HIV-it Luc Montagnier vdes në moshën 89-vjeçare

schedule02:54 - 11 Shkurt, 2022

schedule 02:54 - 11 Shkurt, 2022

Luc Montagnier, virologu francez i vlerësuar si bashkëzbuluesi i virusit të mungesës së imunitetit njerëzor HIV, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Montagnier u nderua bashkërisht me Çmimin Nobel në vitin 2008 për punën e tij në izolimin e virusit që shkakton SIDA-n. Ai u lavdërua për këtë punë, por më vonë u kritikua për pretendime joshkencore në lidhje me autizmin dhe Covid-19.

Faqja lokale e lajmeve “FranceSoir” raportoi se ai vdiq të martën në Neuilly-sur-Seine “i rrethuar nga fëmijët e tij”. Virologu fillimisht filloi të punojë me virusin në fillim të viteve 1980, ndërsa ishte në Institutin Pasteur të Francës që është një fondacion kërkimor jofitimprurës. Montagnier dhe ekipi i tij duke përfshirë Françoise Barré-Sinoussi, i cili më vonë do të fitonte çmimin Nobel në fiziologji ose mjekësi ekzaminuan mostrat e indeve nga pacientët me sindromën e re misterioze.

Ata arritën të izolojnë HIV-in në nyjen limfatike të një pacienti me SIDA dhe publikuan lajmin e zbulimit në revistën “Science” në 1983. Në të njëjtin botim, shkencëtari amerikan Robert Gallo publikoi gjetje të ngjashme dhe më vonë arriti në përfundimin se virusi shkakton SIDA. Mosmarrëveshja se kush e identifikoi për herë të parë HIV-in shkaktoi vite debatesh të nxehta.

Gallo pranoi në vitin 1991 se virusi që gjeti vinte nga Instituti Pasteur dhe të dy burrat ranë dakord publikisht në 2002 që ekipi i Montagnier zbuloi HIV-in, por që Gallo tregoi fillimisht rolin e tij në shkaktimin e SIDA-s raporton “BBC”. Komiteti në mënyrë kontroverse nuk e përmendi Robert Gallo në momentin kur Montagnier dhe Barré-Sinoussi i’u dha çmimi Nobel në vitin 2008 për punën e tyre krahas Harald zur Hausen për punën e tij mbi kancerin e qafës së mitrës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!