Bashkëthemeluesi i talebanëve ka mbërritur pas 20 vitesh në emigrim në Afganistan.
Mediat e huaja kanë postuar një video ku duket momenti i mbërritjes së tij në Afganistan dhe pritja që i bëhet me brohorima nga vendasit në drejtim të autokolonës së tij.
Sipas mediave të huaja, grupi thotë se pamjet tregojnë Mullah Abdul Ghani Baradar duke u kthyer dhe brohoritjet e turmave në Afganistan të martën pas 20 vitesh mërgim mes përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kërcënimin e talebanëve.
Ndërkohë pasi forcat u futën në Kabul të dielën, , kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit, pas rënies së regjimit të mëparshëm të mbështetur nga SHBA.
Siç vënë në pah mediat, 53-vjeçari kishte qenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Baradar mbërriti në Provincën Kandahar të martën, duke zbarkuar në ish-kryeqytetin e grupit kryengritës vetëm disa ditë pasi ata morën kontrollin e vendit.
Dhe ka qenë zëdhënësi i talebanëve, Dr M Naeem ai që ka publikuar pamjet e aterrimit të tij dhe një autokolonë me xhipa që mbante flamurin e bardhë të organizatës./abcnews.al