Bashkëshortja e Zelenskyt: Nëse nënat ruse nuk binden për arkivolet e bijve të tyre, atëherë s’kam çfarë të them

schedule19:33 - 29 Prill, 2022

schedule 19:33 - 29 Prill, 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky, bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, ka treguar se ka që në momentin që ka filluar lufta që nuk e sheh burrin e saj.

Duke folur për gazetën polake Rzeczpospolita, ajo tha se po e shihte Zelenskyn siç e shohin gjithë të tjerët, përmes televizorit.

Duke i bërë jehonë komenteve të presidentit, ajo akuzoi Rusinë për komplot dhe kryerje të gjenocidit në Ukrainë.

E pyetur për ndonjë koment për nënat e ushatërve rusë të vrarë ajo tha: “Nuk kam çfarë t’u them më. Nëse arkivolet nuk i bindin ata se diçka nuk është në rregull këtu, nuk kam asgjë për t’u thënë atyre.”

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!