Bashkëshortja e Zelenskyt: Askush nuk më ndan nga ai

schedule22:55 - 21 Maj, 2022

schedule 22:55 - 21 Maj, 2022

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky.

Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”. Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera.

Kujtojmë se kjo e sotmja është hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!