Bashkëshortja e ish presidentit Hashim Thaçit, Lumnija, pas të gjithë zhvillimeve dramatike që ndodhën këtë të enjte, ka lënë banesën në të cilën banonte dhe është nisur drejt fshatit Burojë të Skenderajt.
Ish zonja e parë duket se do të shkojë të jetojë me prindërit e ish presidentit.
Sot Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-kreun e UÇK-së Thaçi i cili më pas, ashtu siç kishte premtuar kur ishte publikuar propozim-aktakuza ndaj tij, dha dorëheqje.
Mesditën e kësaj të enjte Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin janë nisur me një avion ushtarak drejt Hagës ku pritet dhe të përballet me akuzat ndaj tij./abcnews.al