Bashkëshortja e George Floyd e përlotur, me vajzën në krah: Dua drejtësi, ime bijë do rritet pa baba

schedule23:49 - 2 Qershor, 2020

schedule 23:49 - 2 Qershor, 2020

Bashkëshortja e George Floyd ka dalë në një deklaratë për mediat bashkë me familjarët e tjerë të saj.

Duke mbajtur në krah vajzën 6-vjeçare, ajo nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa deklaroi se kërkon drejtësi për të shoqin sepse ai ishte njeri i mirë.

“Duam që të gjithë të dinë se nesër të gjithë do jenë në shtëpi dhe do jenë me familjen e tyre. Por ai nuk do e shohë kurrë vajzën e tij të rritet dhe diplomohet.

 Ajo do babanë e saj por nuk e ka më. Jam këtu për vajzën time dhe për Georgen. Unë dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë. Kjo është prova se ai ishte një njeri i mirë”, tha ajo./abcnews.al

George Floyd’s 6-year-old daughter, her mother, and their attorneys speak

George Floyd’s 6-year-old daughter, her mother, and their attorneys speak

Gepostet von Reuters am Dienstag, 2. Juni 2020