“Bashkëshortja e Feim Ibrahimit me temperaturë”, mjeku: Zemërgurë, kush është kriteri për t’i bërë tamponin?

schedule19:20 - 18 Korrik, 2020

schedule 19:20 - 18 Korrik, 2020

Petrit Vargu mjek në QSUT në rrjetin social “Facebook” shkruan se bashkëshortja e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, ka shfaqur temperaturë prej ditësh.

Vargu me kritika të ashpra drejtuar mjekëve thotë se nuk e kupton arsyen përse ka një neglizhencë për këtë situatë serioze, pavarësisht se bashkëshortja e Feim Ibrahimit prej ditësh ka kërkuar nga Urgjenca e Tiranës t’i bëhet analiza e tamponit.

“Te nderuar zemërgurë dhe zemër qelbur,qe sot fatkeqësisht për popullin shqiptar jeni në pushtet, kush është kriteri qe e përjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar të mos bëjë tamponin”, shprehet ai.

Ai gjithashtu bën thirrje për një kujdes të shtuar ndaj qytetarëve, ndërsa shton se kontributi që kompozitori ka dhënë për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm.

Është e pafalshme për të që kjo situatë të dalë jashtë vëmendjes së institucioneve shëndetësore. “Turp t’ju vijë! Qenkeni të pakorrigjueshëm”, shkruaj më tej Vargu.

Statusi:

Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh,avokatesh,inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.

Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur,qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet, kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?

Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine. Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!