“Bashkëqeverisja”, Balla: Qytetarët janë endur zyrave dhe kanë vdekur pa marrë përgjigje

schedule15:02 - 4 Nëntor, 2021

schedule 15:02 - 4 Nëntor, 2021

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant balla nga foltorja e Kuvendit, theksoi rëndësinë e aktit normativ të platformës së bashkëqeverisjes.

Balla iu drejtua deputetëve të opozitës, të cilët e kundërshtojnë, duke iu kujtuar se qytetarët janë endur zyrave të institucioneve pa marrë një përgjigje. Kthimi i kësaj agjencie në ligj, sipas Ballës u jep forcë këtyre institucioneve.

“Jemi munduar ta rregullojmë. Në këto 30 vite ka pasur lloj-lloj përpjekjesh për të adresuar detyrimin me ligj që çdo institucion shterpor ka që ti kthejë përgjigje qytetarit. Shumë njerëz kanë endur nëpër zyra, kanë ndërruar jetë dhe pa marrë përgjigje.

Një pensionist në Librazhd vdiq pa zgjidhur çështjen e pensionit të vet. Çështja shkoi në gjykata. T’ju them të drejtën prej vitit 2017, e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit. Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat e këtij procesi deri tani që janë domethënëse. Kundër argumente nuk kishte, llafe kafenesh, pati sa të duash. 10 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje. E kanë hequr mendjen nga një hall që i shqetësonte prej vitesh.

Teksa sot ne e kthejmë me ligj i japim forcë këtyre institucioneve. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve. Ne jemi të ndarë e majtë dhe e djathtë, ka ligje që ne mund ti bëjmë të gabuara, tek buxheti i shtetit nuk kam asnjë dyshim. Por te kjo që 55 mijë njerëz janë dëshmitarë të zgjidhjes së problemeve të tyre, sa qindra studentë..ka pasur studentë që i janë drejtuar platformës.  

Kutitë postare të deputetëve rrinë plot. Kjo është një kritikë për të gjithë. Ka qenë një deputet këtu nuk po ia përmend emrin se tani ka hallet e Foltores po rrinte ajo kutia plot dhe ishte edhe kryeministri vendit. Rrinte plot sepse nuk shkonte njeri që ti tërhiqte dhe tu kthente përgjigje qytetarëve,” u shpreh Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!