Bashkëpuntorë të Rezart Taçit, GJKKO jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit për pastrim parash

schedule12:00 - 14 Nëntor, 2021

schedule 12:00 - 14 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të vënë në pranga dy ditë më parë si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave bashkë me biznesmenin e hidrokarbureve Rezart Taçi. Ky i fundit në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza në kuadër të grupit kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka shpallur në kërkim biznesmenin e njohur të hidrokarbureve Rezart Taçi. Dy bashkëpunëtorë të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo janë arrestuar , ndërsa biznesmeni ende nuk është gjetur nga policia.

Së bashku me katër italianë, biznesmeni shqiptar dhe dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. SPAK ka bllokuar mbi 18 milionë euro../abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!