Politika e përbashkët e energjisë dhe klimës e Bashkimit Evropian mund t’i kursejë vendeve evropiane 248 miliardë euro midis 2024 dhe 2050 krahasuar me situatën nëse secili vend i BE-së do të zbatonte në mënyrë të pavarur objektivat klimatike, sipas një raporti të publikuar këtë të mërkurë nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO në Mynih.
Vetëm Gjermania do të kursente 66 miliardë euro në rastin e përmendur. Nëse, duke filluar nga viti 2031, çdo anëtar i Bashkimit Evropian do të zbatonte në mënyrë të pavarur politikën e klimës me synimin për t’u bërë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, kostot totale në BE do të arrinin në 8.629 miliardë euro.
Në atë rast, kostot e Gjermanisë do të arrinin në 1,882 miliardë euro.
Në rast se të gjitha vendet e BE-së së bashku arrijnë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, kostot do të bien në një total prej 8,381 miliardë euro, dhe kostot e Gjermanisë do të arrijnë në 1,816 miliardë euro.
“Veprimi i përbashkët i klimës është gjithmonë më i mirë se veprimi kombëtar për klimën,” komentoi studiuesi dhe autori i studimit i IFO-së, Matthias Mir./abcnews.al