Bashkëpunëtor në atentatin ndaj “Dodës” në Elbasan, ky është Florind Shabani

schedule17:07 - 20 Shtator, 2021

schedule 17:07 - 20 Shtator, 2021

Ky është Florind Shabani, personi i tretë i arrestuar në Gjermani për vrasjen e Roland Rexhepit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Shabani akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e oficerit te policisë Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2009, në Elbasan.

Shabani u arrestua në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Burime bëjnë të ditur se 39 vjeçari pritet të ekstradohet nga shteti gjerman ku dhe u arrestua. Të njëjtat burime pohuan se 39 vjeçarit pritet t’i ofrohet roli i bashkëpunëtorit të drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të renda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Roland Rexhepi

Ndërkohë Marjus Tafa, Armando Llakaj vuajnë dënimin në Shqipëri për krimin e kryer. Llakaj është dënuar me 24 vite burg, kurse Tafa me 23 vite. /abcnews.al