Bashkëjeton me mbi 30 qen e mace në shtëpi, gruaja nga Prishtina zbulon detaje nga pasioni për kafshët

schedule09:05 - 19 Tetor, 2021

schedule 09:05 - 19 Tetor, 2021

Luljeta Selimi është gruaja nga Kosova që jeton me më shumë 30 qen e mace.

Në një lidhje me Skype nga Prishtina për “ABC e Mëngjesit”, ajo ndarë detaje nga bashkëjetesa me kafshët. Luljeta ka treguar se ka qenin e parë e ka marrë para 39 vitesh dhe tashmë janë bërë një familje. Ajo ka zbuluar se për t’i ushqyer i vijnë të gjithë në ndihmë, edhe nuk shpenzon shumë buxhet.

Unë jetoj me tre fëmijë dhe me 30 qen e mace. Është pak rrëmujë, por është mirë, jo keq. Qenin e parë e kam marrë në vitin 84.

I vaksionojmë, kemi buxhet me i mbajtë, nuk është problem. Jo nuk është vështirë ti mbash, gjejmë kohë edhe për ti shëtitur, i nxjerrim edhe në oborr. Aq shumë sa janë nuk bëjnë sherr, i gjejmë aty kur vijmë në shtëpi. Nganjëherë edhe fëmijët janë më rrëmujaxhinj.

Kam vetëm dy mace.  Kur ka teprica nga mishtoret i marrim, edhe në furrat e bukës, prandaj nuk shpenzojmë shumë”.l.k/abcnews.al