Julio César Mora dhe Waldramina Quintero kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më jetëgjatë në botë. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja u njohën në vitin 1934 dhe u martuan në 1941.
Çifti thotë se sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer qëndron tek dashuria dhe respekti që kanë për njëri-tjetrin që nga takimi i tyre i parë. Quintero dhe Mora janë prindër të pesë fëmijëve, si dhe kanë 11 nipër, 21 stërnipër dhe 9 stër-stërnipër.
“Respekti dhe konsiderata me të cilën ne e mbajtëm marrëdhënien tonë ishte shumë e rëndësishme, ne kurrë nuk kemi debatuar. Kishte mosmarrëveshje, por ato nuk ishin të dukshme për asnjë nga fëmijët tanë që gjithashtu meritonin respekt dhe dashuri.”, tha çifti. /abcnews.al/