Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bashkë do shkruajmë historinë sërish, keni fjalën time”, Ronaldo u drejtohet tifozëve të United

schedule14:17 - 31 Gusht, 2021

schedule 14:17 - 31 Gusht, 2021

Cristiano Ronaldo është kthyer në vendin ku u bë i madh dhe e futi veten mes më të mëdhave të këtij sporti. Së fundmi ai ka postuar një shkrim në Instagram, ku flet për këtë rikthim dhe premton se historia, ashtu siç është shkruar në të shkuarën, do shkruhet sërish.

POSTIMI – Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh.

Nuk mund të shpjegoj ndjenjat e mia në këtë rikthim në “Old Trafford” të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e realizuar, pas të gjithë kohëve që u ktheva për të luajtur kundër kësaj skuadre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Madje edhe si kundërshtar, të kenë ndjerë gjithmonë dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është absolutisht një nga ëndrrat e mia dhe është bërë realitet.

Premier Legaue e parë, Kupa e parë, Këpuca e Artë e parë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe do shkruhet edhe një herë tjetër. Keni fjalën time!

Unë jam këtu!
Jam kthyer aty ku më takon!
Le ta bëjmë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ty… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!