Basha zhvillon takimin e parë me deputetët e rinj të PD-së

schedule16:53 - 4 Maj, 2021

schedule 16:53 - 4 Maj, 2021

Lulzim Basha po “nxeh” bazën e partisë në përgatitje të aksionit opozitar, ku drejtuesi politik i Lezhës Mark Marku mbrëmjen e djeshme paralajmëroi se në skenar janë edhe protestat.

Një ditë pasi mblodhi kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, pasditen e sotme Lulzim Basha në orën 18:00 do të mbledh deputetët që fituan në 25 Prill, por edhe ata që nuk arritën që të futeshin në parlament, 153 në total.

Basha nuk e njohu procesin dhe i quajti masakër zgjedhore. Ai  u shpreh sot se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit. “25 prilli është një masakër elektorale viktima të së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë.

Besimi, shpresa, që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE/ ODHIR shkrirje së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit nuk ia doli dot të ulte përmasat e  një bashkimi të shqiptarëve.

Detyrimi ynë është para shqiptarëve dhe jo vetëm para kandidatëve apo mbështetësve të PD. Betejë historike duke pasur gjithçka kundër. Ia kanë dalë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën” tha Basha./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!